Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, Emilija Redzepi, ka vërtetuar raportimet e mediave kosovare se Lista Serbe ka ndihmuar me vota që të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Kosovës, anëtarët e partisë se Adrijana Hodzic.
Redzepi duke folur për gazetën boshnjake “Politicki”, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka qenë i përzier dhe ka ndikuar që votues serbë ta votojnë Adrijana Hodzic e cila ka fituar mandatin e deputetes.
“Sipas informacioneve që kemi nga KQZ, mandatet u fituan nga Adrijana Hodžić dhe koalicioni Vakat. Ky ka qenë një plan i Listës Serbe që përmes Adriana Hodzic e cila ka qenë në marrëveshje që 20 vjet me ta dhe me Rasim Demirin e Vakat i cili u hoq nga lista e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Plani i tyre ishte të fitonin tre vendet tona dhe kjo mund të shihet, votat e tyre janë vetëm në komunat serbe në Kosovë. Ne nuk ia shesim askujt identitetin tonë kombëtar dhe vazhdimisht, në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme kemi luftuar për të drejtat tona, duke pohuar veten përmes institucioneve të Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e popullit boshnjak që Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton . Dhe kështu ne do të vazhdojmë me strategjinë dhe vizionin tonë, duke mos lejuar asnjë ndikim nga shtetet e tjera”, ka thënë Redzepi.
Redzepi ka thënë se kanë bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen dhe me Albin Kurtin, me të cilin ishin së fundi edhe në koalicion, ajo ka thënë po ashtu se do të jenë pjesë edhe e qeverisë së ardhshme.









