Emisarë special nga Amerika pritet ta vizitojnë Kosovën

Në javën e ardhshme, më 6 ose 7 gusht, një delegacion me emisarë amerikanë, pritet që të vijë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Bllokimi i proceve rreth njohjes së Kosovës nga Serbia, me ndalimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe vendimet e fundit të Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën 100%, që bllokoi këto procese tash e 6 muaj, ka shtyrë diplomacinë amerikane të dërgojë një delegacion special në Prishtinë, konfirmojnë burime diplomatike të Gazetës Metro, brenda MPJ.

Ky takim pritet të sjellë mesazhe të rënda dhe ‘qortime’ për lidershipin kosovar të cilëve do t’iu rekomandohet që sa më shpejt të zhbllokojnë situatën për të krijuar kushte për bisedime dhe finalizim të paqes dhe njohjes, së Kosovës me Serbinë.

Burime të Metros po ashtu shtojnë se ky delegacion ende nuk e ka konfirmuar ardhjen, edhe pse planifikohet që të vizitojnë Kosovën javën e ardhshme, diku rreth 6 apo 7 gusht.

Theksojmë se Qeveria në krye me Ramush Haradinajn njihet për jokonstruktivitet politik me Brukselin dhe Washingtonin si dhe për proceset e tjera ndërkombëtare, të cilat u kundërshtuan dhunshëm dhe me gaz lotësjellës, siç ka qenë rasti të demarkacioni.

Veç kësaj, Haradinaj po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpëra nga SHBA.

Kujtojmë se pas gjithë këtyre ka reaguar edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, Philip Reeker, i cili ka thënë se amerikanët nuk po krenohen fort me shqiptarët kohëve të fundit dhe se dy shtetet nuk i kanë më mardhëniet e mira siç i kishin dikur./gazetametro


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu