Këngëtari Mentor Haziri ka marrë një vendim të papritur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, duke u tërhequr nga gara vetëm 24 orë pas hyrjes së tij.
Lajmin ua ka bërë të ditur vetë banorëve para pak minutash, në një moment që është pritur me befasi nga të gjithë. Haziri u shpreh hapur se izolimi ishte arsyeja kryesore që e shtyu të linte garën kaq shpejt.
“Nuk arrita t’i bëj ballë izolimit”, ka deklaruar ai.
Pas njoftimit, këngëtari është përshëndetur me secilin prej banorëve dhe më pas ka dalë nga shtëpia, duke i dhënë fund një prej qëndrimeve më të shkurtra në historinë e edicionit.
Largimi i tij i hershëm ka hapur diskutime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit, sidomos duke pasur parasysh që hyrja e tij ishte pritur me kureshtje dhe entuziazëm. Tashmë shtëpia vazhdon me një banor më pak, ndërsa dinamika të reja pritet të formohen pas vendimit surprizues të Hazirit.










