Gjermania, është ndër shtetet më të fuqishme, dhe ka një rol jashtëzakonisht të madh në poltikën evropiane, dhe është një nga vendet që mijëra kosovarë kërkojnë të jetojnë atje.
Brenda një viti vetëm Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka lëshuar rreth 13 mijë viza pune për kosovarët.Gjatë vitit 2018 i kanë lëshuar gjithsej 38 mijë viza, prej të cilave 13 mijë për të studiuar ose për të punuar në Gjermani.
Shteti gjerman kufizohet me Danimarkën, Poloninë, Çekinë, Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksmeburgun, Belgjikë, dhe Holandën. Kryeqyteti i Gjemanisë është Berlini.
Më poshtë ju sjellim 6 fakte pak të njohura për Gjermaninë:
1. Në Gjermani gatuhen mbi 300 lloj buke.
2. Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
3. Fanta u krijua në Gjermaninë naziste për shkak të vështirësive importuese të Coca – Cola’ës në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
4. Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.
5.Coca-Cola është futur në Gjermaninë Lindore vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.
6.Nëse bën një përshëndetje naziste në Gjermani konsiderohet vepër penale dhe mund të dënoheni edhe me burg për këtë./gazetametro