Ditëlindja duket se i ka kaluar mes surprizash juristes Eni Çobani. Veç luleve dhe dedikimeve që i mbushën zyrën, një detaj mjaft i këndshëm ishte përgatitur edhe nga stafi i televizionit ku ajo punon. Një kor i vërtetë njerëzish të cilët i kanë uruar ditëlindjen Çobanit, kanë emocionuar së tepërmi juristen.
“Një surprizë sot në Klan e ftuar për një takim dhe gjeta një kor të përgatitur mirë. Jeni të mirë pafund”, shkruan Eni.
Por urimin më të bukur e ka marrë nga djali i saj 18 vjeç Aldi i cili nëpërmjet rreshtave ka shkruar gjithçka ndjen për të ëmën në një postim publik në Instagram. Sigurisht Enit i është bërë zemra mal ndaj dhe ka vendosur që t’ja tregojë të gjithë ndjekësve kënaqësinë që ka marrë nga ky urim.
“Mami, kalofsh sa më shumë pranvera të lumtura! Në fakt unë nuk kam qenë djali që ja dedikoj shumicën e shkrimeve të mia mamasë time, dhe ky është gabimi im në fakt, por këto që do lexosh janë fjalë nga zemra e djalit tënd. Sot ti ke një nga ditët më të lumtura të jetës tënde, ditën që ti ju dhurove kësaj bote. Me pasionin dhe përkushtimin që ti ke thellë në veten tende, çdo ditë po i shërben shoqërisë ku ti aq mirë më rrite dhe ende vazhdon të më rrisësh e dedikohesh çdo ditë, çdo ditë ti je shumë më shumë pjesë e formimit tim, je shembulli im.
Sigurisht dashurinë s’mund ta përçoj tek ty një post në rrjetet sociale, por premtimi im është që ti dhe babi do jeni gjithmonë dy dashuritë e mia më të shtrenjta. Për sa kohë unë të mbaj mend ti je njësoj e bukur, e ëmbël dhe e sinqertë. Si mundet një njeri të qëndroj gjithmonë kaq pozitiv dhe shpresëdhënës? Këto rreshta sot ti dedikojë me atë pasionin tim, të vogël në krahasim me tëndin, për prozën. Ke qenë gjithmonë afër meje, gjithmonë kur unë kam qenë në vështirësi të mëdha dhe sigurisht s’mund të harroj gjënë më të rëndësishme, je ajo që më solle në këtë jetë. Më solle të bëj mirë siç ti më jep shembull çdo ditë, po gjithashtu më solle në jetë dhe të të dua dhe të të respektoj sa të kem fryme.
S’mund të dal në mëngjes pa të përqafuar dhe s’mund të fle në darkë pa të të thënë natën e mirë. Është për të qeshur kur këto gjëra i thotë një djalë 18-vjeçar, po dashuria për nënën s’ka lidhje me moshën. Në çdo moment unë do jem aty për ty siç ti, ishe gjithmonë për mua. Faleminderit që ekziston dhe që gjithmonë më thua, ti për mua je Aldushi i vogël që nuk rritet kurrë. Punon me orare të zgjatura dhe asnjëherë nuk e heq mendjen nga njerëzit që aq shumë i do dhe aq shumë ju dedikohesh edhe pse i ke në marrëdhënie pune. Vjen vonë nga puna po kurrë nuk harron të falesh dashurinë që unë aq shumë e kërkoj. Më futesh në dhomë dhe me thua “Erdha Aldush”. A s’më thua, a ka njeri më të lumtur se unë në botë në atë moment? Në qoftë se u zgjata shumë të më falësh po fjaleët për mami Enin s’kanë fund. Të dua shumë mami dhe asnjëherë s’do të të lëri Aldushi që aq shumë e do. Edhe 100 ma!” ka shkruar ai me fjalë zemre. /b.l/noa.al











