Eni Çobani rrëfen amanetin që i ka lënë të birit para se të vdes

Dikush e quan armik, dikush tjetër e etiketon si shpëtim, por duam apo nuk duam ne, të gjithë do të vdesim dhe do të largohemi nga kjo botë.

Shoqëritë e lashta njerëzore e quanin këtë gjë një shpëtim dhe vlerësonin mënyrën se si një njeri stolisej pasi kishte ndërruar jetë.

Duket se kësaj gjëje i qëndron fort edhe juristja e njohur, tashmë e kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun, Eni Çobani.

Duke qenë se e shohim gjatë gjithë kohës të kuruar deri në detaje, Çobani shprehet: “Nuk duhet lënë pas dore vetja, gruaja duhet të jetë gjithnjë e mirëmbajtur. Edhe pas 20 viteve mua do më shikoni të mbajtur, po me vëthë, po e lyer”.

“Kështu e kam menduar Enin deri në fund të jetës. I kam lënë edhe ca porosi djalit, kur të iki nga kjo botë se si dua të jem në momentin që iki. Unë dua të iki kështu siç njerëzit më njohin, në këtë formë, estetikisht mirë, e kuruar mirë sepse ky është një respekt ndaj vetes dhe ndaj atyre që të rrethojnë!”, tregon Eni Çobani.

Kjo ishte padyshim nga ato deklaratat që të lënë pafjalë, prandaj më mirë le të shohim ç’ka thënë tjetër Eni në intervistën e saj për Thumb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu