Eni Çobani shpërthen ndaj Agron Llakajt: Po e mbaj me bukë

Eni Çobani ishte e ftuara e Rudina Dembacajt në emisionin “Mos i fol shoferit” kësaj radhe duke lëshuar jo pak akuza ndaj Agron Llakajt dhe emisionit të tij “Al Pazar”.

Gjatë intervistës Rudina pyeti zonjën Çobani si e ka përjetuar imitimin që Agron Llakaj i bën në emision, ajo shprehet se aty duket e shpërfytyruar fare.

Përgjigja e Eni Çobanit
Unë nuk e kam problem imitimin.. Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij. Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri duke nxjerrë një figure të pavërtetë.

Më imito dhe unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time.

Këtë gjë nuk mund ta lejoj. Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde?

I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë.

Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu