Entuziazëm në NATO: Turqia dhe Greqia, marrëveshje në vend të luftës

Greqia dhe Turqia, të dy anëtarë NATO-s, kanë rënë dakord të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë për të shmangur rrezikun e incidenteve në det dhe në ajër, në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjen midis dy vendeve, tha Aleanca Atlantike.

Marrëveshja e arritur në nivelin e zyrtarëve ushtarakë synon të “zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve në Mesdheun lindor”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Kjo është arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të dy aleatët,” shkroi ai në Twitter.

Sipas tij, një mekanizëm i tillë i sigurisë mund të kontribuojë në krijimin e “hapësirës së nevojshme për përpjekjet diplomatike në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy vendeve”.

Delegacionet e ushtrive turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike, duke filluar në 10 shtator, në selinë e NATO-s në Bruksel me temën e Mesdheut Lindor.

Greqia dhe Turqia aktualisht janë në mosmarrëveshje rreth caktimit të zonës së shfrytëzimit të gazit në Mesdheun lindor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu