Irani është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, megjithatë ekziston frika se ky vend po i mban të fshehura të dhënat për përmasat e vërteta të sëmundjes.
Teksa numri i të vdekurve në vend po rritet, regjimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin vendet publike. Por klerikët e lartë kanë refuzuar që të mbyllin vendet e shenjta. Mes tyre janë edhe tempujt e qytetit Qom, që vizitohen nga mijëra njerëz.
Qom është kthyer në vatër të virusit dhe një video alarmante tregon besimtarët teksa lëpijnë tempullin. Në video, besimtarët thonë se nuk shqetësohen se çfarë u ndodh, edhe nëse përhapin virusin. “Boll përhapët panik,” thotë një besimtar, kurse një tjetër lëvdon një fëmijë që po lëpin dyert e tempullit.
Ekspertët thonë se në Iran ka një përplasje mes fesë dhe shkencës sa i përket çështjes së koronavirusit.










