Erdhi dita për Lionel Messin, nga sot mund ta negociojë largimin nga Barcelona

Që nga sot futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, mund të negociojë një transferim me klubet e tjera për afatin kalimtar të janarit, gjashtë muaj para se t’i skadojë kontrata me klubin katalunas. Afati kalimtar i janarit ka nisur sot në gjithë Evropë, derisa të hënën në Spanjë të gjithë duan ta dinë se çfarë ka vendosur Messin për të ardhmen e tij.

Messi e kërkoi largimin nga “Camp Nou” në verën e vitit të kaluar, por presidenti i atëhershëm, Josep Maria Bartomeu nuk e lejoi largimin e Messit. Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në verë, saktësisht më 1 korrik. Në Barcelonë, zgjedhjet presidenciale janë planifikuar për 24 janar dhe administrata e re do ta ketë për detyrë ta bindë Messin të mbetet në “Camp Nou“.

Barcelona ka ndryshuar tre trajnerë për një vit dhe nuk ka fituar asnjë titull në edicionin e kaluar. Mediat kanë raportuar se Messi mund të transferohet te Manchester City për t’u ribashkuar me Pep Guardiolën, por në garë për të është edhe Paris Saint-Germain.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu