Porosia e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është bërë hit viral, pasi u shndërrua në një hashtag në Twitter “WorldisBiggerThan5 “ (Bota është më e madhe se 5), raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdoğan porositi se nevojitet një reformë strukturore e OKB-së, në veçanti organit më të lartë ekzekutiv, Këshillit të Sigurimit, për të cilin tha se u shërben ekskluzivisht interesave të pesë anëtareve të përhershme të cilat kanë të drejtë vetoje gjatë votimit për çfarëdo vendimi.
“KS-OKB është shndërruar në një strukturë që i shërben interesave të 5 shteteve”
Pas adresimit, Erdoğan ndau një hashtag në Twitter, në të cilin shkroi se bota është më e madhe se pesë vende që gëzojnë të drejtë ekskluzive në Këshillin e Sigurimit.
“Duhet t’i shndërrojmë Kombet e Bashkuara në një burim të drejtësisë, e jo të mizorive. Turqia vazhdon të luftojë për një botë më të ndershme. U bëjme thirrje të gjitha palëve, të marrin një qëndrim parimor kundër organizatave terroriste në Siri”, shkroi Erdoğan në Twitter.
Ai u bëri thirrje miqve të Turqisë, të ndërmarrin hapa në luftën kundër organizatës terroriste FETO, e cila kreu një puç në Turqi ku mbetën të vrarë 251 persona.
“Turqia është avokate e lirisë së lëvizjes të njerëzve dhe mallrave. Presim një sjellje të ndërgjegjshme në ekonomi dhe tregti”, tha Erdoğan përmes një postimi në Twitter, të publikuar me hashtagun “WorldisBiggerThan5“.