Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden duhet të mbajë premtimin e saj dhe të punojë me Turqinë për të ndaluar së bashku tragjedinë dhe për të mbrojtur demokracinë në Siri.
Erdogani foli për Sirinë me rastin shënimit të një dekade nga fillimi i luftës civile në atë vend.
“Jam krenar të them se pozicioni i Turqisë nuk ka ndryshuar që nga fillimi i luftës civile në Siri”, tha Erdogani. Ai tha se populli turk beson se krijimi i një sistemi që do të jetë në gjendje të përfaqësojë të gjithë sirianët është çelësi i paqes dhe stabilitetit në Siri.
Sipas tij, një zgjidhje paqësore dhe e qëndrueshme nuk do të jetë e mundur pa respektuar integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë.









