Zhvillimet në Rripin e Gazës dhe pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian ishin “molla e sherrit” mes presidentit Tayyip Erdogan dhe kancelarit Friedrich Merz.
Gjatë takimit të tyre këtë të enjte në Pallatin Presidencial në Ankara, Trump dhe Merz u përplasën me njëri-tjetrin lidhur me qëndrimet e tyre sa i përket asaj që po ndodh.
Merz u pyet nga gazetarët pse Gjermania vazhdon të mbështesë Izraelin pas bombardimeve në Gaza, të cilave ai u përgjigj:
“Qeveria federale ka mbështetur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij. Ky vend është bërë një strehë për miliona hebrenj. Prandaj, Gjermania do ta mbështesë gjithmonë Izraelin. Kjo nuk do të thotë që ne mbështesim çdo vendim të qeverisë izraelite. Izraeli ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje. Një vendim i vetëm mund të kishte parandaluar sakrifica të panevojshme. Hamasi mund të kishte dorëzuar armët. Lufta do të kishte mbaruar menjëherë. Fëmijët në Gaza ishin pengje të Hamasit. Shpresojmë që kjo të mbarojë tani.”
Në atë pikë, Erdogan ndërhyri , i cili me një ton kritik i tha Merz: “Para së gjithash, mbi 60,000 fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë gjatë këtij procesi. Hamasi nuk ka bomba. Nuk ka armë bërthamore. Por Izraeli i ka të gjitha këto armë. Mbrëmë, goditi posaçërisht Gazën me këto bomba. A nuk e shihni këtë në Gjermani? A nuk e shihni se si duan të imponojnë urinë dhe të vazhdojnë me gjenocidin?”
Ndërkohë në vijim, kancelari foli si për për Eurofighters që Turqia do të marrë, ashtu edhe për përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke u shprehur se Ankaraja ende nuk i ka përmbushur detyrimet e kërkuara.
“Jemi të lumtur për marrëveshjen që Ankaraja arriti për furnizimin me Eurofighters. Unë personalisht, dhe qeveria gjermane, e konsiderojmë Turqinë një partnere të ngushtë të Bashkimit Evropian. Ne duam të vazhdojmë përpjekjet për të lehtësuar rrugën e saj drejt Evropës”, tha Kancelari, me presidentin turk që shtoi se “mund të bëjmë përparim të konsiderueshëm në një periudhë të shkurtër kohore”.
Gjatë këtij takimi të dyja palët arritën një marrëveshje për blerjen e 20 avionëve luftarakë Eurofighter nga Ankaraja. Megjithatë, për një nga çështjet që shqetësojnë Ankaranë, programin SAFE dhe pranimin e vendit në BE, kancelari e bëri të qartë se Turqia nuk i plotëson kriteret që një gjë e tillë të ndodhë. Kryesisht për çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë.
Turkish President Erdogan:
Hamas has no bombs, no nuclear weapons. But all these weapons are in Israel’s hands.
And Israel, using these weapons, for example just last night, again struck Gaza with these bombs.
Don't you see these things in Germany? Aren't you following them? pic.twitter.com/39BMjhO3Xx
— Clash Report (@clashreport) October 30, 2025










