Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, pas valës së sulmeve ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
“U pikëllova kur mësova për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve të djeshme,” shkroi Erdogan në një postim në platformën X.
Presidenti turk shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për popullin iranian.
“Së bashku me popullin e Iranit, ne si Turqi do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona që të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë në rajon të gjejnë sërish paqen dhe stabilitetin që meritojnë, të marrë fund konflikti në rajonin tonë dhe t’i rikthehemi diplomacisë,” përfundon deklarata e tij.
Deklarata e Erdoganit vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përshkallëzimi i fundit ka tronditur balancat e sigurisë në rajon.









