Erdogan: Jemi të gatshëm për ndërmjetësimin e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Turqia është e gatshme të rifillojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese, në bisedimet për zgjidhjen në Ukrainë.

“Ne jemi të gatshëm të ringjallim procesin e ndërprerë të negociatave në Stamboll për zgjidhjen në Ukrainë”, tha Erdogan.

Sipas tij, kriza në Gaza dhe konflikti në Ukrainë, mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore.

“Ne jemi të bashkuar me në atë që nuk ka zgjidhje ushtarake në Palestinë dhe Ukrainë”, shprehet Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu