Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve.
Shteti austriak vendosi që të merrte masa ndaj institucioneve islame në vend pasi dyshimeve për keqpërdorime dhe mostransparencë të aktivitetit. Për këtë si zakonisht ka reaguar ashpër Erdogan.
“Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t’i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka”, deklaroi presidenti Erdogan, raporton AA, agjenci e mbështetur nga qeveria turke.
Presidenti Erdoğan tha se frikësohet nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës.
Erdogan kishte pasur edhe më parë probleme me shtetet perëndimore, konkretisht me Holandën pasi që shtetet perëndimore nuk tolerojnë që kryetari turk të bëjë fushatë për interes të tij politik.










