Erdogan: Nëse s’mbrojmë Al-Aksa-në sot, s’do mund të mbrojmë Mekën nesër

Presidenti Erdogan vijoi të kundërshtojë planin e Trump-it në Lundjen e Mesme, duke thënë se nuk është gjë tjetër veçse aneksim i Territorit Palestinez të okupuar.

Erdogan foli në një takim me përfaqësuesit lokalë të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe preku çështjet aktuale.

Tema kryesore qe i ashtuquajturi “Plani i Paqes” i prezantuar ditë e fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u paraqit si “Marrëveshja e Shekullit”.

Erdogan tha se lejimi i Jeruzalemit në kthetrat e përgjakshme të Izraelit do të ishte e keqja më e madhe e kryer kundër gjithë njerëzimit.

“Në asnjë mënyrë nuk do pranojmë një plan që në thelb shkatërron plotësisht Palestinën dhe uzurpon Jeruzalemin,” tha Erdogan, duke shtuar:

“Si mijëra vjet, Jeruzalemi është ende çelësi i paqes në botë. Përmbysja e Jeruzalemit nënkupton rënien e botës.”

Presidenti turk theksoi se Jeruzalemi është një vijë e kuqe.

“Nëse ne nuk mbrojmë shenjtërinë e xhamisë së Al-Aksas sot, nesër ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Qaben(Mekën). Kjo është arsyeja pse Jeruzalemi është vija jonë e kuqe,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu shtoi se dhe të krishterët gjithashtu duhet të kundërshtojnë planin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu