Erdogan: Nuk është caktuar një datë për vizitën e Putinit në Turqi

“Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin në Turqi mund të bëhet në gusht, por data e saktë ende nuk është caktuar”.

Kështu u shpreh udhëheqësi turk, Rexhep Tajip Erdogan, shkruan Tass.

“Data e saktë nuk është caktuar ende. Për momentin, ministrat e jashtëm dhe të inteligjencës janë duke punuar për këtë çështje. Shpresoj që si rezultat i punës së tyre, vizita të bëhet në gusht,” tha Erdogan i pyetur nga gazetarët, se kur Putini do të vizitonte Turqinë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha më 3 gusht se vendi dhe data e saktë e takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan do të koordinohen përmes kanaleve diplomatike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu