Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se grupi i armatosur Partia Punëtore Kurde (PKK) është përgjegjëse për sulmin e sotëm me auto-bombë ndaj autobusit me ushtarë, ku e humbën jetën 13 persona, ndërsa 55 u plagosën.
Ai theksoi se “organizata terroriste separatiste” është përgjegjëse për sulmin, duke shtuar se sulme të tilla do të mund të jenë të lidhura edhe me ngjarjet në Irak dhe Siri.
Kryeministri Binalli Jëldërëm, konfirmoi sot se sulmi në Kajseri është kryer nga një vetëvrasës, duke e vlerësuar si krim kundër njerëzimit.