Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit është në NATO, ka konfirmuar rëndësinë e lidhjeve me Kinën, rivalin kryesor të SHBA, ne takimin me presidentin e Kinës Xi Jinpeng në Pekin.
Erdogani i ka thënë Xi-së se Turqia dhe Kina “kanë potencial të madh për zhvillimin e marrëdhënieve” të bazuar në lidhjet historike tregtare dhe se Ankaraja dhe Pekini do të kontribuonin në stabilitet rajonal dhe global.
Presidenti i Turqisë gjithnjë e më tepër po i afrohet Rusisë dhe Kinës përkundër obligimeve kontraktuese ndaj SHBA dhe edhe më tutje po e reziston kundërshtimin amerikan që Turqia të blejë sistemet kundërajrore ruse S-400.
Tuqia është hallka kyçe e “brezit dhe rrugës”, iniciativës kineze për ndërtimin e porteve, autostradave, dhe infrastrukturës tjetër me të cilën Kina do të lidhej me Evropën, Afrikën dhe Azinë. SHBA kanë refuzuar ta përkrahin këtë iniciativë.