Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka përshkruar holandezët si “mbetje naziste dhe fashiste”, pasi iu anulua ulja e aeroplanit ku ishte ministri i jashtëm turk për në Roterdam
Presidenti turk Tayyip Erdogan i ka përshkruar holandezët si “mbetje naziste dhe fashiste”, të shtunën pasi qeveria holandeze tërhoqi lejen për uljen e aeroplanit për vizitën e ministrit të jashtëm turk në Holandë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet në qytetin Roterdam kanë thënë se leja është tërhequr për shkaqe sigurie, pasi ministri i jashtëm turk Mevlut Cavosoglu, ka pasur të mbajë në Holandë takim dhe të shpalosë përkrahjen e Erdoganit për vënien e referendumit për muajt e ardhshëm.
Turqia tashmë ka thirrur qeverinë holandeze të japë shpjegim për anulimin lejes së uljes së aeroplanit ku ishte ministri turk.