Erdogan realizon kërcënimin: Kufiri i Turqisë për në Europë i hapur për emigrantët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se kufijtë e Turqisë drejt Europës janë hapur për emigrantët derisa mijëra janë mbledhur në kufirin me Greqinë dhe përleshjet me rojet kufitare greke kanë nisur.

Kjo është deklarata e parë e Erdogan që prej vdekjes së 33 ushtarëve turq të enjten pas sulmit ajror në rajonin e Idlib, pas të cilit disa zyrtarë turq thanë se Turqia nuk do të ndaloj më refugjatët që duan të arrijnë në Europë.

“Çfarë bëmë dje, i hapëm dyert” tha Erdogan e vazhdoi duke thënë se “Nuk do t’i mbyllim ato.Pse? Për shkak se Bashkimi Europian duhet t’i përmbush premtimet e veta”.
Turqia kishte nënshkruar marrëveshje me BE-në për të ndaluar refugjatët të kalonin nga kufiri i Turqisë pas krizës së refugjatëve në vitin 2015-të.

Erdogan shtoi se 18 mijë imigrantë janë mbledhur në kufijtë e Turqisë me Europën që prej 28 shkurt, duke shtuar se numri mund të arrijë në 30 mijë me 29 shkurt.

Turkia që tani mbanë rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, e i trembet më shumë njerëzve që arrijnë në vendin e tyre kur ka aq pakënaqësi në rritje me prezencën e tyre.

“Ne nuk jemi në gjendje të përballojmë një valë të re refugjatësh nga Siria” tha Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu