Erdogan: Sistemi raketor nga Rusia do të mbërrijë brenda 10 ditëve

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se sistemi mbrojtës raketor do të mbërrijë nga Rusia brenda 10 ditëve.

Ai këto informacione i ka thënë një ditë pasi që ka deklaruar se nuk do të vendosen sanksione nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s e kanë kundërshtuar vendimin e Ankarasë për të blerë në sistem të tillë nga Rusia.

“Brenda 10 ditëve, ndoshta brenda një jave, dërgesa e parë do të këtë arritur. I kam thënë këtë hapur Presidentit Trump”, citohet të ketë thënë Erdogan para gazetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu