“Erdoğan të nderohet me Çmimin Nobel për Paqe”

Pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanëve (Avokatët e Popullit) që po mbahet në Stamboll, kanë bërë thirrje që Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe për përkrahje dhe kontribut për njerëzit e shtypur dhe për njerëzimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që Presidentit Erdoğan duhet t’i ndahet ky çmim për “luftën kundër rendit botëror në të cilin i forti shkel të dobëtin, për kontributet për njerëzimin dhe për ngritjen e zërit për njerëzit e persekutuar”.

Ndryshe, Konferenca Ndërkombëtare e Ombudsmanëve, e cila filloi dje, vazhdon sot me temën “Racizmi, ksenofobia dhe retorika e urrejtjes”. Në konferencë marrin pjesë 80 përfaqësues nga institucionet e Avokatit të Popullit nga 50 shtete, përfshirë edhe shtetet e rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu