Një fjalim i bujshëm i presidentit turk ka tronditur ditën e sotme opinionin botëror.
Duke folur nga një eveniment, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi popullin turk të përgatitej për Luftën e Tretë Botërore.
Presidenti turk deklaroi se Siria do të sjellë konfliktin e tretë botëror dhe akuzoi SHBA-në se është duke ndërtuar 20 baza në Siri.
Por Erdoganit duket se nuk i del inati me Greqinë, duke nënvizuar se vendi i tij nuk ka nevojë për asnjë aleat dhe se do të prodhojë armët e saj, sepse ka “fqinjë të këqij”.
Duke sulmuar BE-në që mbështeti Greqinë në këtë kohë krize, Presidenti i bëri thirrje popullit turk që të përgatitet për të gjithë skenarët:
Erdogan deklaroi se
Ata u dhanë 400 miliardë euro. Kur vendet me gaz dhe naftë kanë probleme, ata sigurisht që i ndihmojnë ato. Por kur Turqia ka probleme, u kthejnë shpinën. Por ne do t’i bëjmë vetë sakrificat tona.
SHBA ndërton 20 baza në Siri, të cilat drejtohen kundër Rusisë dhe mund të jenë shkaku i nisjes së Luftës së Tretë Botërore. Pyetja që ngrihet është përse amerikanët po ndërtojnë baza në Siri? Ku janë forcat ruse dhe iraniane, kur ka nevojë për to?
Le të jemi gati edhe për Luftën III Botërore. Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar”.










