Erdogani dhe Putini politikanët më popullor në Maqedoninë e Veriut, sipas anketës së IRI

Në sondazhin e IRI-së të realizuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shtrohet pyetja se kush është politikani më popullor, e lidhur me këtë kryeson presidenti turk Taip Rexhep Erdogan me 66%.

Përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, Erdogan është praktikisht më i popullarizuari në të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Vendin e parë në Kosovë e ka presidenti amerikan Joe Biden, kurse në Serbi Vladimir Putin, pastaj presidenti kinez Xi Jinping.

Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, publiku tradicionalisht e admiron Erdoganin me 66% dhe presidentin rus Vladimir Putin 49%, ndërsa i treti radhitet presidenti amerikan Biden me 37%. Pas tij radhitet kinezi Jinping me 35%.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu