Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shënon sot 11 vjet në detyrë, pasi u zgjodh më 10 gusht 2014 si kreu i parë i shtetit turk i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Pas ndryshimit kushtetues të vitit 2007 që parashikonte zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët, Erdogan fitoi zgjedhjet e para presidenciale me 51,79 për qind të votave, duke u bërë presidenti i 12-të i Republikës së Turqisë.
Gjatë kësaj periudhe, Turqia zhvilloi diplomaci intensive në çështje të politikës së jashtme, si sulmet e Izraelit ndaj Gazës, lufta Ukrainë-Rusi dhe kriza e Somalilandit mes Etiopisë dhe Somalisë.
Po ashtu, Turqia ishte mbështetësja kryesore e Azerbajxhanit në Fitoren e Karabakut.
Nga siguria te demokracia, nga ekonomia te teknologjia, nga industria e mbrojtjes te politika e jashtme, u realizuan hapa historikë.
Turqia ndërmori gjithashtu hapat e parë drejt një “Turqia pa terror” nën drejtimin e presidentit Erdogan dhe me aleancën qeverisëse “Aleanca e Popullit”.
Erdoğan ka fituar edhe zgjedhjet pasuese presidenciale, ato të vitit 2018 nën sistemin e ri qeverisës të miratuar me referendum një vit më herët, dhe zgjedhjet e vitit 2023.
Para se të zgjidhej president, Erdogan ka shërbyer si kryeministër i Turqisë./TRT