Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.
Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur. Po ashtu Berisha me dokumente tregon se në disa raste makina e Ergys Agasit ka qenë në Surrel, madje i janë vendosur edhe gjoba nga ana e policisë.
Kyreopozitari tha se është fyerje per shqiptaret qe Edi Rama te vazhdoje te qëndrojë ne pushtet.
“Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush.
Ajo që flet më shumë se cdo gjë tjetër janë fitimet 22 mln herë më shumë brenda 4 muajve sesa kapitali fillestar i investuar ne EA Solution. Nuk ka provokim më të madhe se shqiptarët. Nuk ka fyerje më të madhe sesa Rama qëndron në pushtet”, tha Berisha.











