Eri pezullohet nga ‘Përputhen’! Çfarë nuk pa publiku dje pasi u fikën kamerat

Mbrëmjen e djeshme “Përputhen” ju bashkuan dy djem të rinj, Dorian Kuka dhe Princ Mile. Ky i fundit u prit mjaft mirë nga vajzat, ndërsa Doriani pati një përplasje të ashpër në studio që në fillim.

Gjithçka nisi kur Antonela pyeti Dorjanin për moshën, duke u shprehur se ishte tepër i vogël pasi s’kishte as qime në fytyrë.

Dorjani argumentoi me faktin që jemi në vitin 2021 dhe s’ka lezet një mashkull me qime.

Në atë koment u hodh edhe Eri. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur midis djemve, por me siguri mungesa e tij në emision ngre dyshime se Eri mund të jetë përjashtuar.

Ndërkohë Doriani është shprehur se i vjen keq që situata degradoi, sepse sipas tij nuk është tip i sherreve.

“Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve. Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj”, tha Doriani.

Me sa duket situata ka degraduar midis dy djemëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu