Erion Veliaj ndjek ‘Live’ nga qelia Ramën duke e shkarkuar?

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, pritet që edhe sot Këshilli i Ministrave të miratojë zyrtarisht largimin e tij nga detyra.

Gjatë ditës së djeshme, Rama zhvilloi një sërë takimesh. Në mesditë, i shoqëruar nga kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu, priti në Kryeministri nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Anuela Ristanin. Më vonë, në selinë e PS-së, ai mblodhi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e kryeqytetit, ku mbajti një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt për mediat.

Kryeministri u shpreh se “u detyrua të marrë një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të domosdoshëm për të ardhmen e Tiranës”.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy gjatë transmetimit “live” të Ramës në rrjetet sociale ishte fakti se ndër ndjekësit figuronte edhe profili zyrtar i Erion Veliajt.

Mbetet e paqartë nëse Veliaj e ka ndjekur personalisht nga qelia, duke pasur akses në telefon, apo nëse dikush tjetër, të cilit ia ka besuar menaxhimin e rrjeteve, ka qenë ai që po ndiqte fjalën e Ramës në emrin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu