Ai është kryetar i bashkisë më të rëndësishme në Shqipëri por nuk e ka fare problem kur njerëzit i drejtohen me “përkëdheli” Lali Eri.
Erion Veliaj njihet në të gjithë Shqipërinë por edhe jashtë vendit si Lali Eri dhe për të, ky nuk është aspak një problem.
Por si lindi nofka “Lali Eri”?
I ftuar mbrëmjen finale të DWM, kryetari i bashkisë së Tiranës zbuloi edhe kush ia kishte ngjitur fillimisht këtë emër.
“Kur filluam të bënin çerdhet dhe kopshtet, kryetari i bashkisë sikur nuk shkonte.
Nisi si shaka lali, lali, por më vonë u bë popullore dhe u pëlqye”, – tha Veliaj pas pyetjes së Alketës si i mbeti ky emër. /albeu










