“Është mashtrues, po i del mashtrimi”, Haradinaj ‘shpërthen’ ndaj Kurtit: Nuk i ka numrat, prandaj po manovron

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e quajtur “mashtrues” dhe duke thënë se ai nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj vlerësoi se mënyra si Kurti po vepron si deputet dhe njëkohësisht në ekzekutiv, është e papranueshme dhe “kriminale”.

“Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi.

Është mashtrues. Po i del mashtrimi. Nuk i ka numrat, prandaj po manovron. Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës. I kemi premtuar votë për kandidat konsensual,” deklaroi Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu