A është mirë të qajë fëmija deri sa ta zërë gjumi?

Studimi më i ri mbeshtet totalishjt idenë se është shumë mirë që foshnja të qajë deri sa ta zërë gjumi dhe se ky nuk është një gabim por një metode efektive për fëmijën.

Studiuesit në Australi kanë punuar me 43 grupe prindërish të cilët i kanë pasur foshnjat midis moshës 6 dhe 16 muaj. Ankesa e tyre ishte e njëjtë: Fëmijët kishin probleme me gjumin.

Studiuesit u kërkuan prindërve që të largohen nga dhoma brenda një minute dhe të vënë fëmijët e tyre në shtrat. Në qoftë se ata do të fillonin të qanin, atëherë prindërit duhet të prisnin një farë kohe para se të shkonin te ata.

Tre muaj pas fillimit të studimit, studiuesit provuan se foshnjat që qanin vetë në dhomë kishin gjasa që të flinin gati 15 minuta më shpejt se foshnjat drejt të cilave vraponin prindërit e tyre për t’i ngushëlluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu