“Është një goditje për më lart se ai”, Artan Hoxha zbardh mesazhin e DASH pasi Vangjush Dakos iu ndalua hyrja në SHBA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Vangjush Dakon është një mesazh me goditje të lartë.

Hoxha në emisionin “45 minuta”, ka kujtuar kohën kur u përfol për refuzimin e vizës amerikane për Dakon, i cili e justifikoi me mungesë dokumentacioni.

“Rasti Dako është përmendur edhe më herët kur i ka refuzuar vizën Ambasada Amerikane. Atij iu refuzua viza për disa probleme në dokumentacion. Kështu u justifikua ai. Por veprimi i fundit është një mesazh që vjen nga SHBA. Ata e kanë përzgjedhur Dakon për të çuar një mesazh shumë më lart se se ai, pasi Dako nuk është më kryetar Bashkie”, ka thënë Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu