Me përjashtim të disa deputetëve nga Greqia dhe Bullgaria, shumica e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të Raportit për Maqedoninë bëri thirrje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor, por rikujton se vendi duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm të reformës, njofton “Zhurnal”.
Raportuesi Ivo Vajgl, si dhe deputetë të tjerë, theksuan se jo vetëm Maqedonia, por edhe Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e veta në procesin e integrimit në BE. Ai dhe shumë të tjerë e mirëpritën Marrëveshjen e Prespës dhe bëri thirrje që ajo të përfundojë në Parlament dhe tha se ai beson se negociatat e pranimit në BE do të fillojnë në qershor 2019.










