Evra apo Bruce Lee!? Mbrojtësi frances godet një tifoz të ekipit të vet me këmbë në kokë (VIDEO)

Si një tjetër francez që ka luajtur te Manchester United, Patrice Evra ka goditur me shqelm ‘alla’ Eric Cantona një tifoz të skuadrës së tij.

Nuk është akoma e qartë përse ka ndodhur ngjarja, por raportet e para thonë se Evra ka goditur një tifoz të Marseille pasi disa ultras arritën të zbrisnin poshtë tribunës pranë reklamave që rrethojnë fushën.

Nëse shikoni me vëmendje pesë sekondat e para, 36-vjeçari Evra duket i qetë teksa ka sulmuar një nga tifozët duke e matur shqelmin fiks në kokën e tij si një luftëtar profesionist i MMA.

https://youtu.be/ZNZSfDvob6c


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu