Evropa pritet të përjetojë valën më përvëluese të të nxehtit që nga vitit 2003

Evropa Perëndimore ndodhet në mes të një vale vdekjeprurëse të nxehti që pritet të marrë edhe jetë njerëzish.

Sipas meteorologëve, këtë javë temeratrat mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius.

Sipas raportimeve, vendet si Franca, Spanja dhe Portugalia, presin temperatura shumë më të larta se normalet. Regjistrimet e reja të temperaturave tashmë janë vendosur në Gjermani dhe Republikën Çeke.

Nuk është ende e qartë se kur do të përfundojë kjo valë nxehtësie.

Shkencëtarët ia kanë atribuuar temperaturat e larta kombinimit të një stuhie mbi Oqeanin Atlantik me presionin e lartë mbi Evropën qendrore, e cila po importon ajër të nxehtë nga Saharaja.

Silvia Laplana, një meteorologe nga Spanja, postoi një video të hartave të nxehtësisë mbi Evropë duke shkruar “El infierno is coming.” Pra, Ferri po vjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu