Sipas të dhënave nga sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus, në balotazhin për kryetar të Prizrenit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka fituar me 56.8% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka marrë 43.2%.
Ky exit poll pasqyron trendin e votimit në komunë dhe jep një pasqyrë paraprake për rezultatin që pritet të konfirmohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.










