Familja 32 anëtarëshe përfundon në ujë pasi shembet ura – momentet e tmerrshme filmohen (VIDEO)

Një familje që ishte duke qëndruar mbi një urë në të cilën kishte edhe fëmijë, kanë përfunduar që të gjithë në ujë në momentin kur ajo u shemb, duke mbetur të lënduar 32 persona.

Për fat të mirë askush nuk ka humbur jetën, derisa banorët e kësaj zone kanë vrapuar për të shpëtuar persona që përfunduan në ujë në momentin e shembjes së urës së vjetër.

Prindërit së bashku me fëmijët e tyren ishin mbledhur mbi urën për të ndjekur për së afërmi festivalin e anijeve të vogla që ishte organizuar në qytetin Tosagua në Ekuador.

amjet e shembjes së urës janë filmuar nga persona të shumtë, që gjithashtu ishin mbledhur për ta ndjekur festivalin.

Ekipet emergjentë janë telefonuar të cilët menjëherë i kanë dërguar në spital 10 fëmijë, 19 gra dhe 13 burra. Pesë prej tyre janë trajtuar në vendin e ngjarjes, derisa 27 tjerë vazhdojnë të shërohen në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu