Në shtëpinë modeste të familjes Mexhiti në fshatin Zdunjë të Gostivarit që herët në mëngjes vijnë miq dhe të afërt t’u shprehin ngushëllime prindërve dhe të dy motrave të Xhejhas, nxënëses të shkollës së mesme e cila mbrëmë u mbyt në ujërat e Vardarit.
Rasti tragjik në opinion u përhap edhe për shkak se ishte bizar, sepse ajo gjatë tentimit të shpëtojë nga sulmi i një qeni endacak ka rënë në ujërat e ftohtë të lumit.
Reportazhin nga shtçpia e familjes së të ndjerës e sjell agjencia e lajmeve MIA.
Babai i Xhejhas, Fejsali i tronditur nga tragjedia e cila e gjeti familjen pesë anëtarësh thotë se nuk ka shumë hollësi për ngjarjen. Përveç raporteve zyrtare nuk din asgjë më shumë, as si është mbrojtur, e as si ka rënë në shtratin e Vardarit.
Gjëja e vetme që e din është se pas përfundimit të orëve, Xhejha është dashur të takohet me motrën më të madhe në qytet dhe së bashku të kthehen në fshat.










