Familja përgatit zbarkimin e Neymar te Barcelona, ja faktet

Neymar zë vend të dukshëm këtë të premte në të gjitha faqet e para të gazetave të Barcelonës. Sidomos sportivja “Sport” i ka kushtuar vëmendje brazilianit, duke mos lënë mënjanë edhe firmosjen e portierit Neto. Kjo e përditshme shumë pranë klubit blaugrana bën me dije se familja e Neymar ka nisur lëvizjet, që tregojnë kthimin e 27-vjeçarit në “Camp Nou”.

Veçanërisht nëna (Nadine Gonçalves) dhe motra e tij (Rafaella Santos) tashmë kanë mbërritur në Barcelonë për të organizuar të gjithë logjistikën e akomodimit të lojtarit në qytet, në rast se nënshkrimi me kampionët e La Liga-s mbyllet pozitivisht. Zona e Pedralbes, në pjesën e sipërme të Barcelonës dhe shumë afër “Camp Nou”, ku Neymar jetonte në periudhën e tij të pare si “katalanas”, mund të zgjidhet përsëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu