Halle mund të ketë njeriu më i pushtetshëm në botë, dhe e bija me të shoqin?
Mesa duket, Ivanka zihej shpesh me të atin. Sipas një punonjësi të fushatës së Trump, Ivanka futej me furi në zyrën e të atit dhe ankohej për mënyrën se si ai e trajtonte bashkëshortin e saj. “Duhet të flas me ty. Ti nuk e mbështet Jared aq sa duhet,” mësohet t’i ketë thënë ajo.
“Ai hoqi dorë nga bizneset për të qenë këtu. S’ia ke idenë çfarë sakrifikoi për të punuar për ty,” shtoi asokohe Ivanka shkruan People. Edhe pse është ende e paqartë sot e kësaj dite ç’punë bëjnë ajo dhe Kushner.
Ivanka më pas i tha të atit se mungesa e respektit që ai tregonte ndaj Kushner i lëndoi ndjenjat dhe i dëmtoi martesën. Trump iu përgjigj ankesave të së bijës me: “Mirë, mirë, mirë. Çfarë do ai?”
Sidoqoftë, Kushner punon ende përkrah Donald Trump sepse presidenti ka “frikë t’i heqë sytë” pasi mund të jetë nën hetim.
Ah, ç’familje normale me probleme krej të zakonta.