Fati i Kim Jong, SHBA: Sy e veshë nga Koreja e Veriut

Zyrtarët amerikanë nuk e kanë parë kohët e fundit udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe po monitorojnë nga afër raportet mbi shëndetin e tij, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se kjo gjendje e izoluar mund të vijnë ose nga epidemia koronavirus ose nga uria.

Kim, 36 vjeç, u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore në 12 prill, duke nxitur spekulime se ishte sëmurë rëndë, raportoi BBC.

Por më vonë, zyrtarët e Koresë së Jugut thanë që raporte të tilla nuk ishin të vërteta.

Ekzistojnë gjithashtu spekulime se “udhëheqësi suprem” i Koresë së Veriut mund të qëndrojë në vendpushimin e tij bregdetar Wonsan për të mbrojtur veten nga ekspozimi i mundshëm ndaj koronavirusit.

Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj në fund të janarit për shkak të pandemisë koronare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu