Fatime Fetai, ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, dhe tani pjesë e Prokurorisë së Lartë, arriti këtë mëngjes në Bukuresht, ku sonte ekipi i futbollit i Maqedonisë së Veriut kishte paraqitjen debutuese në Kampionatin Evropian kundër Austrisë, ka shkruar gazeta Sloboden pecat,
Gazeta ka publiku një foto të saj me flamurin e RMV-së, por edhe një prononcim të saj.
“Unë gjithmonë e kam dashur futbollin. Kam planifikuar të bëj një ditë pushim nga puna paraprakisht në mënyrë që të mund të shikoj ndeshjet kundër Austrisë dhe Ukrainës në Bukuresht”, Fetai i tha Sloboden Pecat.
Por Maqedonia e Veriut nuk pati fat pasiqë humbi me rezultat 3:1 përballë Austrisë.









