Fatmir Limaj tregon se a do të jetë djali i tij ministër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj nuk ka treguar se kujt do t’i besohen dy ministritë që kjo parti do t’i ketë në Qeverinë Hoti – nëse kjo e fundit votohet.

Ai ka thënë se sot do të dihen emrat e ministrave të Nismës, derisa ka shtuar se nuk do të jenë ata që janë aktualisht deputetë.

“Është një dakordim që Nisma do të nxjerrë ministra jashtë deputetëve për t’i dhënë mundësi kuadrove tona. Ende nuk i kemi formalizuar emrat”.

“Ajo që dua të them është se kjo situatë na e ka vështirësuar komunikimin. Nesër do të kemi një takim me organet e partisë dhe do t’i formalizojmë. Do të jenë njerëz që kanë aftësi dhe përvojë menaxheriale dhe e dinë përgjegjësinë e drejtimit të një institucioni publik. Jam i bindur që do të jenë profesionistë dhe do t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat që kërkon fryma kolektive e qeverisë”.

Por, a do të jetë djali i tij Durim Limaj një emër i mundshëm për të qenë ministër?

Jo bre, jo”, ka deklaruar shkurtimisht ai për këtë temë, duke lënë të nënkuptohet se ky është vetëm një spekulim.

Limaj ka treguar në Rubikon të Klan Kosovës se pse Nisma do të udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu