FAZ: Franca heq dorë nga bllokimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Clement Beaune, këshilltari për Çështjet Europiane i presidentit francez, Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” se Parisi do të heqë dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

”Pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, Franca dëshiron të përqendrohet më shumë në Lindje”, theksoi ai.

”Pas Brexit është më e rëndësishme se kurrë që të kapërcehen mosmarrëveshjet brenda BE-së dhe të përqëndrohemi në atë që na lidh”, shtoi Beaune.

Në këtë optikë, Macron fillon sot vizitën e tij në Poloni.

”Kjo do të ndodhë sapo të arrihet dakordësia për planet reformuese për zgjerimin e BE-së, që do të paraqiten së shpejti”, deklaroi Beaune.

”Ne do të jemi kundër faktit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo
do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu