Fazliu: Zëri i çegranasve nuk mbetet kurrë pa përgjigje

Drejtori i drejtorisë për Librat amë Faton Fazliu me një postim në rrjetin social Facebook ka sqaruar se problemet ofiqarike në fsharin e Çegranit do të zgjidhen, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Nuk jam nga ata që lakmojnë promovim për punën që e konsideroj detyrë dhe obligim, por ndjej nevojën të ndaj një informacion të rëndësishëm për Çegranin.

Pas kërkesave të përsëritura nga banorët dhe, veçanërisht, nga mërgata e këtij fshati, të cilët me të drejtë kanë ngritur zërin për mungesën e shërbimeve ofiqarike, gjatë ditëve të fundit jemi angazhuar me përkushtim maksimal dhe, në koordinim institucional, që të bëjmë funksionale zyrën e Librave Amë në Çegran.

Sigurisht, kjo nuk është arritje individuale, por rezultat i një dëgjese të vërtetë ndaj kërkesave të çegranasve dhe një bashkërendimi me strukturat përkatëse, për t’iu kthyer banorëve një shërbim që e meritojnë me të drejtë.

Njëkohësisht, kemi zgjidhur rastet e ngjashme në Radush, Dobërdoll, Jabollçisht dhe Kamjan, vendbanime që për vite kanë pritur një prani të qëndrueshme institucionale dhe që sot e kanë atë realitet.” perfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu