Fëmija i tretë, ASH-ja dhe Besa kundër kufizimeve (VIDEO)

Opozita shqiptare është kundër kufizimit të shtesave për fëmijën e tretë vetëm për familjet me status të rënduar social. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se Qeveria po frikohet nga nataliteti i shqiptarëve dhe për këtë qëllim po i vendos kushte shtesës për fëmijën e tretë.

Sipas Lëvizjes Besa, fakti që Qeveria rrit rrogën minimale, përmes kufizimit shkon drejtë anulimit të shtesës për fëmijën e tretë.

Partitë opozitare shqiptare paralajmërojnë se në fazën e dytë do të ndërhynë me amendamente me qëllim që propozimi i Qeverisë të bie dhe shtesa për fëmijën e tretë të mbetet në fuqi komfor ligjit aktual për mbrojtjen e sociale. Ekspertët gjithashtu ndajnë mendimin e njëjtë. Akademiku Izet Zeqiri e ka cilësuar si frikë të Qeverisë nga nataliteti i shqiptarëve anulimin e shtesës për fëmijën e tretë. Në statistikat që Zeqiri ka zbardhur, rezulton që në vitin 2017, lindet e foshnjave maqedonase të arrijnë rreth 11, 300 ndërsa të shqiptarëve mbi 7, 400. Sipas propozim-ligjit për mbrojtje e fëmijëve, shtesa për fëmijën e tretë parashikohet vetëm për familjet me status të rënduar social, duke përfshi edhe prindërit të cilët marrin rrogë minimale. Kjo masë do të hy në fuqi nga viti 2020, ndërsa deri në fund të vitit 2019, shtesat për fëmijën e tretë familjet i marrin referuar ligjit aktual.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu