Fëmiu nga Shkupi është i gatshëm ti japë paratë e fundit për ndërtimin e xhamisë që u dogj dje

Xbaminë e fshatit Vërzhallë të Shkupit dje e ka kapluar zjarri, duke djegur brendinë e saj, transmeton Gazeta Lajm. Ky lajm ka shqetesuar shumë besimtarë, e në mesin e tyre edhe djaloshin e vogël Ramazanin.

Ai është shprehur i gatshēm që ato pak para qe i ka fituar në festen e Bajramit ti dhurojë për meremetimin e xhamisë se fshatit Verzhalle.

“Të nderuar ky është fëmiju që ka dertin e xhamis së fshatit Vërzhall që dje e kaploi flaka brendinë e xhamis,dhe kur e sheh gjyshin e vet të mërzitur i drejtohet me fjalë”Gjysh mos u mërzit se paret( të hollat) që i kam un me veti dhe ti do të më ndihmosh pak dhe do ta rregullojm xhaminë, Allahu xh.sh.të dhashtë ymër dhe jetë të lumtur melaqe e mrekullueshme”, ka uruar nje komentues në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu