Fenomeni Ronaldo jep një premtim të madh

Ish sulmuesi i Brazilit, “Fenomeni” Ronaldo, dëshiron që ta bëjë Real Valladolid një skuadër të madhe për futbollin evropian.

Legjenda e Real Madrid dhe Inter bleu pjesën më të madhe të aksioneve të ekipit në fillim të muajit.

Pas shakasë në lidhje me rolin e tij si president i bordit drejtues duke thënë se është shumë më e vështirë se jeta e tij e mëparshme si lojtar, 42-vjeçari zbuloi planet e tij për klubin.

“Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithë eksperiencën time, të gjitha ëndrrat e mia, gjithë emocionet e mia për këtë projekt që të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.“Këtu nuk është në lojë vetëm reputacioni i klubit, por gjithashtu mbështetja e tifozëve dhe shpresa e gjithë qytetit.

Ne presim ta bëjmë gjithë vendin të flasë për ne dhe pse jo edhe Evropën. Ne kemi një ëndërr dhe kjo është ajo ku duam të jemi (Evropa).

Kështu që kemi shumë punë përpara dhe jemi gati për ta bërë këtë”, ka shtuar Ronaldo.

Valladolid momentalisht renditet në vendin e parafundit në tabelë, në kërkim të fitores së parë në kampionat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu